Jeto.al

Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë
Cel: +355 42 357 535
E-mail: info@spitaliamerikan.com
Web: www.spitaliamerikan.com
Rreth nesh

Në ditët e para të 2007 Spitali Amerikan, hapi dyert me një premtim ambicioz dhe një përgjegjësi të madhe: t’u sillte pacientëve shqiptarë atë çka ata meritonin, atë çka shpesh kërkonin jashtë kufijve të Shqipërisë, atë që mjekësia shqiptare, me gjithë talentin e përkushtimin e mjekëve, në mungesë të kushteve dhe teknologjisë nuk ua kishte ofruar: diagnostikimin dhe trajtimin me standardet më të larta të mjekësisë moderne.Hapat e para të këtij spitali drejt pacientëve shqiptarë filluan pikërisht nga zemra. Investimi ambicioz turko shqiptar, me ndihmën shumë të vyer të qeverisë shqiptare u fokusua fillimisht në kardiologji dhe kardiokirurgji duke ofruar kështu nën kujdesin e një ekipi shumë të përzgjedhur, gjithçka që eksperienca botërore e kirurgjisë së zemrës ofron.

Një prej arritjeve të kardiologëve të këtij spitali ishte realizimi për herë të parë në Shqipëri i koronarografisë dhe revaskularizimit të arterieve koronare në gjendje akute të infarktit të miokardit, e thënë ndryshe: jetë të shpëtuara falë transportit me helikopter ambulance dhe ndërhyrjes së shpejtë të stafit të kardiologëve të specializuar dhe kurajozë.

Një tjetër risi ishin studimi elektrofiziologjik dhe ablacionet që për herë të parë në Shqipëri u realizuan nga profesorë dhe mjekë kardiologë të këtij spitali.

Nga defektet e lindura e problemet e sistemit valvular në kirurgjinë e aortës e bypasset, nga aorta ashendente në arteriet karotide e femorale, çdo kardiopati tashmë është e operueshme pranë këtij spitali që ka kryer 680 ndërhyrje në zemër brenda vitit të fundit.

Transplanti i veshkave, tashmë ndërhyrje rutine në këtë spital, bëri që t’i kushtohet një dedikim i veçantë pacientëve me insuficiencë renale për të cilët u ngrit qendra e parë private e dializës në vend me një kapacitet prej 16 shtretërish dhe që do u shërbejë rreth 160 pacientëve në muaj.

Nga kardiologjia, në kirurgjinë estetike, nga gastroenterologjia në otorinolaringologji, nga ortopedia në onkologji, nga okulistika në radiologjinë e avancuar. Çdo patologji do të mund të kurohet tashmë në American Hospital.

Qendra e radiologjisë së avancuar, me aparaturat unike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, do të lehtësojë diagnostikimin saktë dhe shpejtë atëherë kur metodat e tjera janë të pamjaftueshme. Skaneri me 64 detektorë ka filluar të sfidojë dukshëm metodat invazive të koronaroangiografisë dhe Rezonanca Magnetike 1.5 Tesla ofron metodat më të fundit në fushën e saj.

Qendra e okulistikës, një prej investimeve më serioze të Spitalit Amerikan, ka filluar tashmë t’iu shërbejë pacientëve të të gjithë rajonit në kirurgjinë refraktare me laser, probleme të kataraktit, glaukomës, retinës etj.

Mjekët kirurgë nga Amerika e Turqia, rishtazi bashkëngjitur stafit të American Hospital, do të plotësojnë kërkesat e pacientëve shqiptarë, jo vetëm për problemet funksionale, por edhe ato estetike, duke e bërë kirurgjinë plastike një nga armët e forta e prioritetet e këtij spitali.

Sherbimet qe ofron

Anatomopatologji

Dermatologji

Gastroenterologji

Hematologji

Imazheri E Avancuar

Endokrinologji

Laborator

Neurokirurgji

Anesteziologji

Endokrinologji

Kardiokirurgji

Mjekësi Estetetike

Paketa Shendetësore

Obstetrikë Gjinekologji

Pediatri

Urgjencë 24H

Foto galeria
Lista e Cmimeve
1375807099_ACP_PDF 2_file_document Lista e Cmimeve dhe Ofertat.pdf
Lista e Mjekeve

Dr. Albana Daka

Dr. Ermir ROÇI

Dr. Ana Sula

Dr. Namik Kemal Duru

Dr. Aurel Zaimi

Prof. Asc. Dr. Perlat Kapisyzi

Dr. Irena Savo

Dr. Abdullah Levent Kansiz

Dr. Marsel Haxhia

Dr. Luljeta Marku

 Filiale
Spitali Amerikan Tirana 1 Laprake -Tirana, Albania
Spitali Amerikan Tirana 2 Rruga e Dibres, Tirana, Albania
Spitali Amerikan Prishtine, Kosove
American Medical Center Durres, Albania
Spitali Amerikan Fier, Albania