Jeto.al

Rr "Komuna e Parisit", Pall. Lura, P.O.B. 1714, Tirane
Cel:  +355 67 20 00 707
E-mail: info@sigma-al.com
Web: www.sigma-al.com
Rreth nesh
SIGMA Sh.a, pjesë e Vienna Insurance Group, është shoqëria e parë private e sigurimeve në Shqipëri me të drejta të plota juridike për të konkuruar në treg. E liçensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për sigurimin e të gjitha kategorive të sigurimeve të Jo-Jetës, filloi aktivitetin e saj më 03.02.1999. Në këto 10 vjet të krijimit të saj kompania SIGMA aktualisht zë një pozicion të rëndësishëm në tregun shqiptar të sigurimeve. Si shoq ë ria e par ë private e sigurimeve n ë vend, rruga nuk ishte aspak e leht ë, por e sigurtë dhe tani, pas një dekade, ne e ndjejmë veten mjaft mirë për të vazhduar progresin edhe në të ardhmen. Themelimi i Shoqërisë së Sigurimeve Sigma Sh.a shënon edhe fillimin e proçesit të liberalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri, treg, i cili ka evoluar dhe është plotësuar përgjatë viteve si në gamën e produkteve që ofron, ashtu edhe në mënyrën e funksionimit të tij duke dhënë gjithashtu kontributin e saj si një ndër bizneset më të fuqishme. Sigma u shërben me cilësi të lartë rreth 100 mijë klientëve, ofron 20 produkte sigurimi, shtrihet me degët e saj në të gjithë territorin shqiptar dhe ka një prezencë rajonale në Kosovë e Maqedoni. Kompania zotëron një situatë financiare të shëndoshë duke iu përgjigjur me shpejtësi klientëve të saj. Ngjarja më e rëndësishme për kompaninë konsiderohet viti 2007, kur Sigma Sh.a u bë pjesë e VIG (Vienna Insurance Group), grupit më të madh të sigurimeve në Austri dhe në vendet e Europës Qendrore e Lindore, e cila aktualisht ze 87 % te aksioneve te shoqerise. VIG është me mbi 50 kompani i pranishëm në 23 vende. Nisur nga raporti vjetor i vitit 2008 të VIG-ut p rimet e shkruara bruto (të pakonsoliduara) arritën 8.3 miliardë Euro, një rritje prej 16 % krahasuar me vitin 2007. Biznesi në vendet e CEE-së u rrit me 35% krahasuar me 2007-n. Fitimi i grupit është rreth 540 milionë Euro. Përsa i përket kompanisë sonë, gjatë vitit 2008, Sigma Sh.a. pati rezultate inkurajuese me treguesit e saj në Shqipëri e Kosovë.
Sigurimet qe ofron

Sigurimi i aksidenteve e shendetit

Sigurimet motorrike

Sigurimi i Pronës & Pajisjeve>

Sigurimi i Pergjegjesive

Sigurimi i Garancive

Sigurimi i Mallrave ne Transport

Foto galeria
Lista e Cmimeve
1375807099_ACP_PDF 2_file_document Lista e Cmimeve dhe Ofertat.pdf
 Filiale
Rr "Komuna e Parisit", Pall. Lura, P.O.B. 1714, Tirana, Albania