Jeto.al

Rr. "Barrikadave" Nr.69 (Prana INSIG-ut) Tiranë, Albania
Cel: +355 4 2220101
E-mail: medicare@abcom-al.com
Web: http://www.medicare.al/
Rreth nesh

Qendra Diagnostike MEDICARE është qendra më e madhe në fushën e imazherisë diagnostike me numrin më të madh të klinikave në vend.Qendra Diagnostike MEDICARE u themelua në Tetor 2001. Profili i kësaj klinike është imazheria diagnostike. Nisur nga nevojat dhe kërkesat e rretheve kryesore të Shqipërisë, klinika zgjeroi aktivitetin e saj në rrethet Durrës dhe Elbasan në vitin 2004, duke vazhduar në vitin 2005 në Shkodër, në vitin 2007 në Fier dhe në 2010 në Berat.Në Tetor të vitit 2011 Qendra Diagnostike MEDICARE hapi degën e saj më të re në qytetin e Korçës. Suksesi i këtyre klinikave me profil kryesor imazherinë diagnostike i dedikohet edhe aplikimit të teknologjisë së telemedicinës, e aplikuar për herë të parë në Shqipëri nga Qendra Diagnostike MEDICARE.

Kjo teknikë mundëson transferimin e imazheve në klinikën qendrore në Tiranë dhe konsultimin me doktorët imazheristë më të mirë në vend, pjesë të stafit të kësaj klinike. Me gjithë ndryshimet e mëdha të viteve të fundit në sektorin e mjekësisë imazherike, si dhe me hyrjen në këtë sektor të investimeve të huaja, Qendra Diagnostike MEDICARE është tashmë lider në fushën e mjekësisë imazherike diagnostikuese në Shqipëri dhe synon të mbetet e tillë edhe në të ardhmen, duke investuar në staf mjekësor profesional si dhe në aparatura moderne. Në faqet në vazhdim do të gjeni informacionin përkatës për çdo klinikë tonën në rrethe.

Sherbimet qe ofron

Rezonanca Magnetike 1.5 tesla Magnetom Avanto

Tomografi e kompjuterizuar Emotion

Shintigrafia E-cam

Ekografi

Radiografi dixhitale

Lithotript

Foto galeria
Lista e Cmimeve
Lista e Cmimeve dhe Ofertat.pdf
Lista e Mjekeve

Prof. Ass. Nikollaq Leka - Radiolog

Dr. Fatmir Bilaj - Radiolog

Dr. Arben Rroji - Radiolog

Dr. Eugen Evesi - Radiolog

 Partnere
 Filiale
Rr. "Barrikadave" Nr.69 (Prana INSIG-ut) Tiranë Rr. "Aleksander Goga" Nr.231 (Prana Spitalit ta Ri) Durrës Rruga Spitalit, Elbasan Rruga "Lin Delia", Shkodër Rruga "Skënderbej", (Unaza Re), Fier Rruga "Desarët", Berat Rruga "Don Gjon Buzuku", Korçë