Jeto.al

Rr: "Myslym Keta",Tufine , Tirane, Albania
Tel: +355 4 2389 602
E-mail: info@profarma.al
Web: www.profarma.al
Rreth nesh
Në vitin 1948 në mjediset e spitalit të Tiranës u ngrit një laborator farmaceutik, i cili do të fillonte prodhimin e barnave shqiptare duke u nisur nga preparati më elementar Uji i Distiluar. Ky laborator më vonë u kthye në një Ndërmarje të Prodhimeve Farmaceutike me emrin e shkurtuar PROFARMA.Në vitin 1955 në periferi të Tiranës u ngrit ndërtesa e Profarmes sipas një projekti Bullgar dhe filloi prodhimi (në sasira të vogla) i tabletave, preparateve galenike dhe organo – terapeutike. Një hap i rëndësishëm cilësor u krye më pas në ngritjen e Repartit Eksperimental, i cili do të eksperimentonte artikujt e rinj, duke i pajisur ato me procese teknologjike dhe kushte teknike, të cilat u shndërruan më vonë në standarte shtetërore për secilin preparat te prodhuar. Në këtë perjudhë ( vitet ’60-’70) Profarma mori nga ana strukturore pamjen që ka edhe sot me repartet e mëposhtme të prodhimeve: - Rëparti i Tabletave / Drazhe - Reparti i Solucioneve Injektabel me vëllim të vogël ( Ampula ) - Reparti Galenik ( shurupe, ovula, supozitore, pomada, xhele ) - Reparti i Solucioneve Injektabël me vëllim të madh ( Perfuzionet ) - Laboratori i kontrollit të cilësisë. Hapi i madh cilësor dhe shkencor i Profarmës ndodhi në vitin 2000 e më tej mbas privatizimit të saj. Me një vizion të ri dhe largpamës drejtuesit e rinj të profarmës, duke iu përshtatur ekonomisë së tregut kryen një revolucion të vërtetë për sa i përket prodhimit duke iu referuar normave ndërkombëtare të GMP-se. Një ngjarje e vecantë dhe tejet e rëndësishme shënohet për Profarmën në vitn 2008, ku kompania gjermane DERMAPHARM Group behet zotëruese e PROFARMA sh.a. me synim ngritjen e një fabrike të re dhe bashkëkohore për prodhimin e preparateve farmaceutike. Kjo fabrikë e re, e projektuar dhe e vënë në zbatim nga investitorët gjermane, do të plotësojë të gjithë normat e teknologjisë më të përparuar evropiane si dhe nën kujdesin dhe përkushtimin e një stafi të kualifikuar do të synojë prodhimin e një game të gjerë produktesh farmaceutike
Produktet qe ofron

LETROZOL

BIKALUTAMID

KLORAMFENIKOL

NITROFURANTOINE

GENTAMICINE

SULFAMETOPRIM

IZONIAZID

VITAMINE C

VITAMINE B komplex

TEMAGIN plus

ANALGIN

ASPIRINE

PARACETAMOL

DIKLOFENAK

PRODERMA

Foto galeria
Lista e Cmimeve
1375807099_ACP_PDF 2_file_document Lista e Cmimeve dhe Ofertat.pdf
Lista e Partnereve

Dermapharm

Mibe GmbH

Cancernova GmbH

Acis GmbH

Diedenhofen Vertriebs GmbH

Marka Rheila

Tiroler Nussöl

 Filiale
Rr: "Myslym Keta",Tufine , Tirane, Albania
 
PROMED Profarma Rr:Adresa: Veternik p.n Prishtine, Kosove