Jeto.al

Rruga Asim Vokshi, Tirana, Albania
Cel:  +355 68 20 00 622
E-mail: info@ortopediaitaliane.com
Web: www.ortopediaitaliane.com
Rreth nesh
Për herë të parë në Shqipëri prezantohet një grup kirurgjikal ortopedik italian me eksperiencë shumë vjeçare në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë sportive, të cilët së bashku me ortopedë dhe anestezistë shqiptarë që prej fillimit të vitit 2010 kryejnë aktivitetin e tyre kirurgjikal dhe diagnostik kryesisht në fushën e ortopedisë protezike, të traumatologjisë sportive, patologjive të shtyllës kurrizore, dorës, këmbës etj. stafi mjekesor ortopedia italiane Jemi kujdesur që për çdo patologji të veçantë pacientët tanë të kenë në dispozicion një specialist me eksperiencë shumë vjeçare në atë fushë specifike. Përsa i përket protezave të gjurit dhe artikulacionit kokso-femoral (kyçi i këllkut) pacientët tanë do t'iu besohen eksperiencës dhjetra vjeçare të Dr. Vittorio Morasso dhe Dr. Giulio Lasagna. Ndërsa për problemet e traumatologjisë sportive, qofshin ato me pertinencë kirurgjikale apo jo, si kontraksione dhe tërheqje muskulare, pubalgji, çarjet e menisqeve, këputje të legamentëvë kroçat, dëmtime të shpatullës, kaviljes etj., Dr. Raffaele Cotrone ofron shërbimin dhe eksperiencën e tij disa vjeçare në këtë fushë. Kirurgjinë e shtyllës kurrizore ja kemi besuar Dr. Ezio Bertini, i cili me teknikat moderne të vertebroplastikës, nukleoplastikës, operacioneve të hernieve diskale, stabilizimit të shtyllës kurrizore, korrigjimit të skoljozave etj. ofron rezultate shumë të larta në trajtimin e pacientëve. Kirurgjinë ortopedike të dorës, riparimet e nervave etj. i kryen Dr. Michele Laviano, ortoped ushtarak me eksperience disa vjeçare në spitalet e ushtrisë italiane, qoftë në Itali apo në misionet e saj jashtë vendit. Aktualisht, ortopedët italianë vijnë rregullisht në Shqipëri 2-3 herë në muaj për vizita dhe operacione. Përkrah me kolegët italianë ofrojnë aftësitë e tyre edhe mjekë shqiptarë si Dr. Shk. Artid Duni, ortoped dhe Dr. Edlir Llazo, anestezist, të cilët me profesionalizëm dhe seriozitet ndjekin nga afër pacientët tanë edhe gjatë periudhës post-operatore. Stafi ynë kirurgjikal kryen vizitat pranë Studio Medico, Sheshi Karl Topia (Zogu i Zi), pallati i Albanian Qatar Center, Tiranë dhe operacionet pranë Spitalit Internacional Durrës. Niveli i lartë profesional, serioziteti në punë, humanizmi dhe përdorimi i materialeve bashkëkohore të ortopedisë, janë shtyllat ku ndërtohet puna jonë.
Sherbimet qe ofron (Patologjite ortopedike):

Shpatulla

Berryli

Pulsi-Dora

Shtylla Kurrizore

Kokso-Femorali (Këllku)

Gjuri

Kavilja-Këmba

Patologjite Pediatrike

Te ndryshme

Kirurgjia Artroskopike

Fizioterapia

Foto galeria
Lista e Cmimeve
1375807099_ACP_PDF 2_file_document Lista e Cmimeve dhe Ofertat.pdf
Lista e Mjekeve

Dr. Skerdilajd Faria

Dr. Vittorio Morasso

Dr. Giulio Lasagna

Dr. Raffaele Cotrone

Dr. Ezio Bertini

Dr. Artid Duni

Dr. Edlir Llazo

Dr. Michele Laviano

 Filiale
Sheshi Karl Topia (Zogu i Zi), Pallati i Albanian Qatar Center, Tiranë