Jeto.al

Rr. Dritan Hoxha, Tirana, Albania
Fax: 00355 4 2273291
E-mail:  info@unizkm.edu.al
Web: www.unizkm.al
Rreth nesh
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" (UNIZKM) është themeluar në vitin 2004 dhe përbën një nga nismat e para të arsimit privat në vend. Natyra non profit e Entit Themelues përbën një risi në panoramën universitare shqiptare, gjë që lejon zgjedhje transparente nga ana organizative dhe e drejtimit. Ky dimension etik është edhe pikënisja e projektit formativ i orientuar drejt përgatitjes së të diplomuarve që do të mund të vihen në shërbim të vendit dhe mbarë njerëzimit me njohuritë dhe aftësitë e fituara. Universiteti si faktor zhvillimi, me një këndvështrim ndërkombëtar, zë vend në kontekstin shqiptar në respektimin e plotë të traditave fetare vendase. Aktiviteti i mësimdhënies mundësohet sipas marreveshjeve me Universitete shtetërore italiane (Bari, Roma Tor Vegata, Milano, Bologna), që bashkëpunojnë me pervojën e tyre për rritjen e këtij Universiteti në tokën shqiptare.Sot: • rreth 1500 studentë në degën e Tiranës dhe Elbasanit, frekuentojnë tre fakultete me shtatë kurse diplome dhe gjashtë master; • ka 183 studentë nga vendet e Bashkimit Evropian; • ka 524 të diplomuar; • stafi akademik përbëhet nga 500 pedagogë italianë dhe 100 shqiptarë.Një pjesëmarrje e tillë e botës universitare italiane e bën të vetme nga kjo pikëpamje këtë përvojë, që zhvillohet kryesisht në gjuhën italiane. Diplomat njihen nga Universitetet italiane partnere, gjë që ka futur në sistemin universitar vendas një përmasë evropiane në mënyrën e formimit. Sipas një marreveshjeje me Parlamentin Italian dhe Shqiptar, Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë ka krijuar një Qendër për Formimin e parlamentarëve te Europës juglindore dhe sipas një marreveshjeje me Delegacionin e Komisionit Evropian në Tiranë ka hapur një Zyrë Informimi mbi Bashkimin Evropian. Ndër mbështetësit e Universitetit duhen përmendur: Kongregata e Bijve të Zojës së Papërlyer, Provinca Autonome e Trentos, Krahina e Lombardisë, Shoqata Dokita, etj.
Programet Akademike

Fakulteti i Mjekësisë

Infermieristike

Fizioterapi

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Politike

Odontoiatri dhe Proteza Dentare

Mjekesi edhe Kirurgji

Fakulteti i Farmacise

Foto galeria
Lista e Cmimeve
1375807099_ACP_PDF 2_file_document Lista e Cmimeve dhe Ofertat.pdf
Lista e Stafit

Prof. Paolo Ruatti

Prof. Tritan Shehu

Prof. Edmond Hajdëri

Prof. Aldo Brancati

Prof. Carlo De Giuli Morghen

Arvin Dibra MD, PHD

Renata Shkjezi MD, PHD

 Filiale
Rr. Dritan Hoxha, Tirana, Albania