Jeto.al

Rruga Qemal Stafa 120, Tirana, Albania
Cel: +355 68 20 74 039
E-mail: info@eye.al
Web: www.eye.al
Rreth nesh
Klinika e syve “Uzllova” mban kete emer per nder te oftalmokirurges ruse Taisia Uzllova (Karagjozi) e cila jetoi dhe punoi nga 1954 deri ne ditet e fundit te jetes duke i sherbyer me dinjetet dhe ne nivel te larte professional popullit shqiptar. Per nder te saj gjithashtu edhe spital rural ne Klos te rrethit Mat mban emrin “Uzllova”. Bazat e para te punes ne klinike u hodhen ne fillim te vitit 1997 dhe konsistonin ne bashkepunim te ngushte dhe ne sherbimin mjaft profesional te Institutit " Fedorov “Mikrokirurgjia e syrit" ne Rusi. Prej 1997 deri ne 2000 sherbim i ketij Instituti ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise se Shqiperise dhe me firmen “Kalama” qe e perfaqesonte ate ne Shqiperi organizonin ne menyre periodike ekzaminime, kurime dhe operime te cilat realizoheshin deri ne kete vit vetem ne Institutin e Moskes. Instituti Fjodorov Ne kete menyre 350 kirurge te specializuar dhe gjithe personali i ketij Instituti ofronin te rejat specifike dhe unikale te teknologjise moderne per popullin shqiptar sidomos ne rastet kur problemi nuk zgjidhej ne Shqiperi dhe ne rajon si: • Transplantime te kornese • Keratokonuse • Terapi intensive per femijte • Shkolitje e retines • Pasojet e diabetit ne sy • Traumat dhe plastikat e syve • Korigjimet e miopive dhe hipermetropive tek te rriturit dhe tek femijte • Semundjet patologjike te nervit optik etj. Gjate kesaj periudhe u arrit te ekzaminohen 11 000 paciente prej te cileve deri ne 350 veta ne vit kuroheshin ne Rusi. Me deshiren e madhe te akademikut, profesorit Fjodorov, te investitoreve dhe te mbeshtetur nga Ministria e Shendetesise se Shqiperise u kalua gjithashtu ne etapen e dyte te kryerjes se sherbimeve ne Shqiperi, konkretisht ne Tirane, per t`u ardhur sa me afer ne ndihme dhe per te bere te mundur ne perspektive kryerjen etape mbas etape ne shtimin e sherbimeve te mesiperme. Klinika u themelua ne vitin 2000. Ajo u ndertua 5 km afer Tiranes dhe vazhdimisht pasurohet me teknologjite e fjales se fundit te shkences per t`i ardhur ne ndihme pacienteve shqiptare ne nje nivel bashkekohor. Qe nga viti 1997 jemi ne sherbim te popullit te Shqiperise dhe te rajonit ne bashkpunim me Institutin famoz te Mikrokirurgjise se Syrit “Fjodorov“ te Moskes. Ketu ofrohet nje teknologji e nje shkolle unikale me aparatura dhe servis bashkohore ne kushtet te nje klinike e cila rinovohet nga dita ne dite. Qe prej viti 2001 klinika punon ne menyre te pavarur ne shume drejtime specifike Terapi intensive per rritjen e shikimit ne rastet e ambliopise se thelle tek femijet dhe te rriturit. Terapi profilaktike intensive dhe kirurgjikale ne syte diabetike Korrektimi kozmetike i syve trauvmatike pa heqje te syrit (evisseronukleim) Ndjekja specifike dhe me rezultat te mire per pacientet te te gjitha formave te glaukomes (pasoja nga tension i larte i syrit) per te eliminuar “stadet 4” dhe “5” te glaukomes Eliminimi total i dhimbjes dhe i lotimit te syrit ne “stadin e peste” te glaukomes (se dhimbshme) me metoden moderne (me lazer) Kateterizim - terapia intensive per patologji te retines se syrit Shkolitje te retines “Ne mijevjecarin e trete me teknologji te reja”
Sherbimet qe ofron

Diagnostikim per cdo sëmundje të syrit !

Frenim i rritjes se miopise (konservativ, kirurgjikal)

Korrigjimi i hypermetropise se komplikuar ( cfardo dioptrie ,me syze,lente kirurgjikale), Laser-korrigjimi (me laser të ngurte)

Astigmatizëm miopik dhe hipermetropike ,i komplikuar

Korrigjim i miopive te larta me disa metoda ne vartesi te moshes

Operim i kataraktes se lindur,traumatike ,e moshes,dytesore

Trajtimi i glaukomës (Konservativ, kirurgjikale, me lazer apo e kombinuar)

Kurim i pterigiumit, plastika e tij

Foto galeria
Lista e Cmimeve
1375807099_ACP_PDF 2_file_document Lista e Cmimeve dhe Ofertat.pdf
Lista e Mjekeve

Administrator Husain Rojba

Dr.ARTEMOV ANDREI ANATOLJEVIC

Dr.Gavrilyk Sergej Grygorievych

KOKOREV IGOR FJODOROVIC

KAPORINA MARINA BLADIMIROVNA

Drejtoresha Suzana Karagjozi

Prof.ANDREI VALENTINOVITCH ZALLATAREVSKY

IRINA VALENTINOVNA MAROZOVA

IRINA MIHAELLOVNA USENKO

KLITI PILIKA

 Filiale
Autostrada Tirane - Durres, Km 7 Mezez (YRSHEK)., 1000 Tirana, Albania
Tirane perballe Prokurorise se Pergjithshme