Jeto.al

Rruga Kongresi i Manastirit, Tirana, Albania
Cel: +355 68 20 85 852
E-mail: info@lavita.al
Web: www.lavita.al
Rreth nesh
Klinika La Vita nisi aktivitetin e saj ne vitin 2008 ne Kavaje. Ne Gusht 2012 u hap ne Tirane nje dege e re e kesaj klinike, e specializuar ne procedurat endoskopike. Stafi ynë, me një eksperience 10 vjeçare në një praktike private mjekësore, duke punuar me cilësi e përkushtim, është i dedikuar maksimalisht në përkujdesjen për shëndetin e pacienteve. Komentet dhe sugjerimet e pacienteve reflektohen edhe ne ndryshimet që ne bëjmë në kabinet. Çdo procedure e kryher në kabinetin tonë asistohet nga një staf i kualifikuar dhe i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, Urdheri i Mjekut dhe i Infermierit të Shqipërisë. Anestezistet që asistojnë në rastet e pacienteve me risk të lartë sigurohen që çdo procedure të jetë absolutisht e sigurt dhe pa dhimbje. Ne kabinetin tonë të videoendoskopisë ka hapësirë dhe pajisje të përshtatshme të cilat janë të teknologjisë më të lartë bashkëkohore. Sterilizimi i pajisjeve bëhet sipas standardeve të përcaktuara nga Shoqata Evropiane e Endoskopisë me solucionet dhe kohëzgjatjen e duhur. Rehatia e pacientit është siguruar në dhomat e ekzaminimit dhe mjediset e observimit pas trajtimit, për aq kohe sa të jete e nevojshme . Stafi është i përbërë nga njerëz të kujdesshëm, te trajnuar shumë mirë dhe shumë të shoqërueshëm. Çdo koment apo sugjerim i juaj adresohet në moment dhe ekzaminimi bëhet një eksperiencë interaktive ndërkohe që edhe përmirësimet marrin jete. Ekzaminimi i kryer i jepet pacientit i kompjuterizuar (Në gjuhen Shqipe, Angleze apo Italiane) si edhe përshkrimi dhe filmimi i plote i jepet në CD, të cilën mund ta konsultoje edhe në çdo vend tjetër brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Sherbimet qe ofron

EUS - Endosonografi

Gastroskopi

Kolonoskopi

Bronkoskopi

Ekzaminim Gjinekologjike

Ekografi

Kolposkopi

Analiza Biokimike

Egzaminime Urologjike

Nderhyrje Urologjike

Foto galeria
Lista e Cmimeve
Lista e Cmimeve dhe Ofertat.pdf
Stafi

Dr. Altin Cekodhima

Dr. Kozeta Mustafaraj

Dr. Rezar Rusi

Dr. Rozana Aleksi

Dr. Albana Duni

Adela Bellani

Elona Lika

 Filiale
Rruga Kongresi i Manastirit, Tirana, Albania